Kurti drejt Kuvendit:Po bëjmë përpjekje maksimale për ta zgjedhë presidentin, ta shohim a po vijnë opozita - Gazeta Express
string(104) "kurti-drejt-kuvenditpo-bejme-perpjekje-maksimale-per-ta-zgjedhe-presidentin-ta-shohim-a-po-vijne-opozita"

Ballina

Gazeta Express

28/04/2026 10:21

Kurti drejt Kuvendit:Po bëjmë përpjekje maksimale për ta zgjedhë presidentin, ta shohim a po vijnë opozita

Ballina

Gazeta Express

28/04/2026 10:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, janë drejtuar drejt Kuvendit të Kosovës.

I pyetur për çështjen e presidentit, Kurti në ecje e sipër ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale për të bërë zgjidhje.

“Po bëjmë përpjekje maksimale për zgjedhjen e presidentit. Ta shohim a po vijnë deputetët e opozitës”, ka deklaruar Kurti.

Megjithatë ai s’ka dhënë ndonjë përgjigje kur është pyetur nëse do ta përkrahin emrin e Vjosa Osmanit.

Sot është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndryshe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja. Të hënën, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka nisur në mënyrë antikushtetuese seancën dhe ka proceduar me votim, ndonëse duhen mbi 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallë në raundin e parë dhe të dytë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement