Çka do të ndodh nëse City dhe Arsenali përfundojnë sezoni në pikë dhe golaverazh të njëjtë? - Gazeta Express
string(90) "cka-do-te-ndodh-nese-city-dhe-arsenali-perfundojne-sezoni-ne-pike-dhe-golaverazh-te-njejte"

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 21:00

Çka do të ndodh nëse City dhe Arsenali përfundojnë sezoni në pikë dhe golaverazh të njëjtë?

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 21:00

Arsenali dhe Manchester City janë përfshirë në një nga garat më të ngushta për titull në historinë e Premierligës.

Nëse të dy ekipet përfundojnë me të njëjtat pikë në fund të sezonit më 24 maj, renditja do të vendoset sipas disa kritereve të përcaktuara nga rregullat e ligës:

Së pari, vendimtare është diferenca e golave.

Aktualisht Arsenal ka avantazh, por City mund të barazojë ose ta kalojë nëse fiton ndeshjen e mbetur.

Nëse edhe diferenca e golave është e njëjtë, atëherë merret parasysh numri i golave të shënuar.

City aktualisht ka 65 gola, ndërsa Arsenal 63, duke e bërë edhe këtë kriter shumë të ngushtë.

Në rast se edhe këto dy parametra janë të barabartë, atëherë shikohet rezultati në ndeshjet direkte (head-to-head).

Arsenal dhe City kanë një barazim 1-1 në “Emirates”, ndërsa City fitoi 2-1 në ndeshjen e fundit, që do t’u jepte atyre avantazhin në këtë skenar.

Pra, nëse gjithçka tjetër del e barabartë, Manchester City do ta fitonte titullin për shkak të rezultateve direkte.

Ky sistem ka sjellë më parë përfundime dramatike në histori.

Në sezonin 2011/12, City fitoi titullin ndaj Manchester Unitedit vetëm për shkak të diferencës së golave, pas barazimit me pikë.

Gjithashtu, City është i vetmi klub që ka fituar titullin e Premierligës në bazë të diferencës së golave, duke e bërë këtë garë edhe më simbolike për historinë e tyre./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement