Kica-Xhelili - VV-së: Ne kemi propozim konkret, tregoni a i keni 66 vota për Vjosa Osmanin - Gazeta Express
string(84) "kica-xhelili-vvse-ne-kemipropozim-konkret-tregoni-a-i-keni-66-vota-per-vjosa-osmanin"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 20:14

Kica-Xhelili – VV-së: Ne kemi propozim konkret, tregoni a i keni 66 vota për Vjosa Osmanin

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 20:14

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë.

Ajo ka pyetur pushtetin se a i kanë 66 vota për Vjosa Osmanin, tutje tha se nëse i kanë duhet të tregojnë qartë.

Deputetja e LDK-së tha se kanë dhënë një propozim konkret. /Gazeta Express

Postimi i plotë:

2 orë seancë për të MOS u përgjigjur në NJË PYETJE:

A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?

Sepse nëse i keni, thuajeni qartë. Publikisht. Pa e keqpërdorur Kuvendin për improvizime.

E nëse nuk i keni, atëherë duhet ta pranoni të vërtetën: seanca u ftua ekskluzivisht për bartje faji. Për t’a përdorur procesin për propagandë.

Ne e kemi dhënë një propozim konkret. Një emër. Një rrugëdalje. Një mundësi reale për ta shmangur krizën.

Kërkuat emër jo-partiak? Ua dhamë.

Po ose Jo! Lërini këto akrobacione.

Advertisement
Advertisement
Advertisement