Në ndërkohë Kurti mban edhe një mbledhje elektronike të Qeverisë, ZKM tregon për vendimet - Gazeta Express
string(88) "ne-nderkohe-kurti-mban-edhe-nje-mbledhje-elektronike-te-qeverise-zkm-tregon-per-vendimet"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 20:08

Në ndërkohë Kurti mban edhe një mbledhje elektronike të Qeverisë, ZKM tregon për vendimet

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 20:08

Teksa tema qendrore është zgjedhje e Presidentit, pasi nesër përfundon afati kushtetues, Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike.

Kjo menjëherë pas seancës ku mori pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa të pakicave etnike.

Aty Kurti ka akuzuar opozitën për bllokadë në rastin e Presidentit.

E në mbledhjen elektronike të Qeverisë, zyra e kryeministrit ka treguar për vendimet që u morën.

Vendimet e Qeverisë:

Miratuar vendimin me të cilin shtohet lista e mallrave në Aneksin A të Ligjit Nr. 03/L-220 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-112 për Tatim e Normës së Akcizës në Kosovë.

Miratuar vendimin për aprovimin e Listës së anëtarëve potencial të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.

Miratuar në parim Nismën për “Amendamentin Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement