Gjatë një debati në emisionin ‘’Kosova Live” në T7 pati përplasje mes analistit Besnik Shabiu dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza.
Teksa Fejza po fliste për ofertat dhe qëndrimet e VV-së, duke theksuar se tashmë është radha e opozitës që të propozojë emra, analisti Shabiu ndërhyri duke e kritikuar qasjen e deputetëve të VV-së.
Ai u shpreh i habitur me qetësinë e tyre në diskutime, duke theksuar se kanë mbetur vetëm edhe 24 orë nga afati kushtetues për të arritur një zgjidhje për çështjen në fjalë.
Ndiqni momentin e këtij diskutimi: