Dardan Krasniqi sfidon Mërgim Lushtakun: Prej kujt patët frikë ta propozoni Ramush Haradinaj për president? - Gazeta Express
string(105) "dardan-krasniqi-sfidon-mergim-lushtakun-prej-kujt-patet-frike-ta-propozoni-ramush-haradinaj-per-president"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 18:39

Dardan Krasniqi sfidon Mërgim Lushtakun: Prej kujt patët frikë ta propozoni Ramush Haradinaj për president?

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 18:39

Ish-luftëtari Dardan Krasniqi, aktualisht pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe më herët i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, gjatë një debati në emisionin “Kosova Live” për ngërçin politik rreth çështjes së presidentit, i është drejtuar me një pyetje deputetit Mërgim Lushtaku lidhur me mospropozimin e Ramush Haradinaj për këtë post

“Pse nuk keni pasur frikë që brezin e fundit të ati brezi të UÇK-së që është në politikë dhe është i vetmi Ramush Haradinaj, e nga ana tjetër dilni nëpër rrugë me sloganin ‘Liria ka emër’, e nuk e keni propozuar Ramush Haradinaj? Cila ka qenë arsyeja?”- tha ai.

Tutje Krasniqi shtoj: ‘’Edhe pse besoj që për një njeri racional edhe për një njeri që pretendon që përfaqëson vlerat e luftës, nuk besoj që ka arsye, por kisha pas dëshirë me ditë prej kujt keni pasur frikë, pse nuk e keni propozuar Ramush Haradinin për president? T’paktën me pas një emër. Një luftëtarit, një brezi që nga masakrat e që përfaqëson lavdinë dhe sakrificën më të madhe të UÇK-së.”

Në përgjigjen e tij, Mërgim Lushtaku theksoi se gëzon respekt për Ramush Haradinaj, si për rolin e tij në luftë ashtu edhe në politikë, por shtoi se vendimet për propozime apo mospropozime janë vendime kolektive që merren nga kryesia e subjektit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement