Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se “nuk kemi parë asgjë konkrete”, ndërsa u pyet për ofrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta propozuar Vjosa Osmanin për Presidente, nëse partia në pushtet garanton 66 votat e mazhorancës për të.
Ajo tha se nuk kanë marrë nënshkrimet e deputetëve të LDK-së, por nuk tha nëse LVV garanton se e mbështet atë.
“Përtej deklaratave dhe deklarimet se i kemi 15 nënshkrime, ato nënshkrime duhet të shihen”, tha Nagavci. “Nuk mjaftojnë deklaratat”.
Nagavci kërkoi që të debatojnë në Kuvend lidhur me çështjen e Presidentit.
“Pres që edhe partitë tjera t’i kthehen Kuvendit dhe debatin ta bëjmë në sallën e Kuvendin, në seancën që e kemi ftuar”, tha ajo.