Rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt për transmetim live të seancave gjyqësore - Gazeta Express
string(74) "rrezohet-kerkesa-e-erion-veliajt-per-transmetim-live-te-seancave-gjyqesore"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 15:04

Rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt për transmetim live të seancave gjyqësore

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 15:04

Ka vijuar këtë të hënë seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sërish nuk është paraqitur fizikisht në sallën e gjyqit.

Sipas informacioneve nga seanca, Veliaj është përfaqësuar nga avokati i tij, ndërsa mungesa e tij është justifikuar përmes dy deklaratave zyrtare të përcjella nga Drejtoria e Burgjeve, ku njëra prej tyre thekson se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Në proces, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, përfaqësohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Gjatë seancës u lexua edhe kërkesa e depozituar nga Veliaj, i cili kishte kërkuar që seancat gjyqësore të transmetoheshin live, me argumentin se publiku duhet të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit. Megjithatë, kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata.

Po ashtu, për seancën e sotme nuk është lejuar prania e kamerave në sallë, pasi një prej të pandehurve në çështje, Elman Abule, nuk ka dhënë pëlqimin për filmim, duke çuar në mbylljen e procesit për mediat vizive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement