Seanca për "diskutim" për zgjedhjen e Presidentit u thirr me kërkesë të deputetëve të LVV-së - Gazeta Express
string(90) "seanca-per-diskutim-per-zgjedhjen-e-presidentit-u-thirr-me-kerkese-te-deputeteve-te-lvv-se"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 14:52

Seanca për “diskutim” për zgjedhjen e Presidentit u thirr me kërkesë të deputetëve të LVV-së

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 14:52

Me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në orën 17:00.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët që të mblidhen në sallën kryesore të Kuvendit në 17:00 për këtë seancë të jashtëzakonshme.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme erdhi nga kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, në emër të disa deputetëve nënshkrues nga ky subjekt.

“Nisur nga obligimi kushtetues i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes kësaj shkrese kërkon thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në arsyetimin e kërkesës së deputetëve të LVV-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement