Kvaratskhelia me fjalë të mëdha për PSG-në dhe për Luis Enriquen - Gazeta Express
string(64) "kvaratskhelia-me-fjale-te-medha-per-psg-ne-dhe-per-luis-enriquen"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 14:21

Kvaratskhelia me fjalë të mëdha për PSG-në dhe për Luis Enriquen

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 14:21

Khvicha Kvaratskhelia e ka shprehur kënaqësinë e tij për vendimin që e mori për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, duke theksuar se ndihet plotësisht i bindur për hapin e bërë në karrierë.

Sulmuesi gjeorgjian, i cili është shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës parisiene, deklaroi se është krenar për zgjedhjen që e bëri dhe për projektin që e ka gjetur në Francë.

“Jam shumë krenar për zgjedhjen që e kam bërë. PSG është një klub i madh dhe ndihem shumë mirë këtu”, është shprehur ai, përcjell “Gazeta Express”.

Një rol të rëndësishëm në këtë vendim, sipas tij, e ka pasur edhe prania e trajnerit Luis Enrique, për të cilin ka vetëm fjalë pozitive.

Kvaratskhelia theksoi se të punosh me një trajner si Luis Enrique është një privilegj, duke e nënvizuar ndikimin e tij në zhvillimin e lojës dhe në rritjen e tij si futbollist.

Ai e ka vlerësuar veçanërisht mënyrën se si trajneri spanjoll e ndihmon të përmirësohet në të gjitha aspektet e lojës.

Që prej transferimit të tij në Paris, gjeorgjiani është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke kontribuar me gola dhe asistime dhe duke qenë vendimtar në ndeshje të mëdha.

Ai konsiderohet një nga talentet më të spikatur në Evropë dhe një element kyç për të ardhmen e klubit.

PSG, nën drejtimin e Luis Enrique, po e kalon një sezon shumë pozitiv, duke qenë konkurrues në të gjitha kompeticionet dhe duke i synuar trofetë më të mëdhenj.

Në këtë kontekst, Kvaratskhelia shihet si një nga shtyllat kryesore të projektit dhe një lojtar që mund ta bëjë diferencën në momentet vendimtare. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement