Arsenali nuk heq dorë nga Endrick, por lojtari është i vendosur për të ardhmen - Gazeta Express
string(77) "arsenali-nuk-heq-dore-nga-endrick-por-lojtari-eshte-i-vendosur-per-te-ardhmen"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 14:01

Arsenali nuk heq dorë nga Endrick, por lojtari është i vendosur për të ardhmen

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 14:01

E ardhmja e Endrick duket gjithnjë e më e qartë: sulmuesi brazilian pritet të rikthehet te Real Madrid këtë verë, por kësaj here për të qëndruar dhe për të qenë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.

Pas një periudhe në huazim te Olympique Lyonnais, ku e ka rigjetur formën dhe vazhdimësinë, drejtuesit madrilenë janë të bindur se ai është gati për t’u integruar përfundimisht në skuadrën e parë.

Huazimi në Francë e kishte si qëllim pikërisht këtë: t’i jepte minuta dhe besim një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Pavarësisht interesimit të madh nga klubet angleze, në veçanti Arsenal, që e po monitoron situatën dhe është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme, Real Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari.

Madje, sipas raportimeve, klubi spanjoll e konsideron Endrick një pjesë kyçe të së ardhmes dhe nuk po shqyrton as shitje dhe as huazime të tjera për sezonin e ardhshëm.

19-vjeçari kishte hasur në vështirësi për të gjetur hapësira në Madrid për shkak të konkurrencës së madhe dhe disa problemeve fizike, çka çoi në vendimin për ta dërguar në huazim në janar.

Megjithatë, performancat e tij në Francë e kanë bindur klubin se ai është gati për hapin e madh.

Tashmë, plani është i qartë: rikthim në “Santiago Bernabéu” dhe një rol më i rëndësishëm në skuadër, pavarësisht interesimit të fortë nga Premierliga. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement