Ish-agjenti i FBI: Reagimi pas të shtënave ishte sukses sigurie - Gazeta Express
string(62) "ish-agjenti-i-fbi-reagimi-pas-te-shtenave-ishte-sukses-sigurie"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 12:16

Ish-agjenti i FBI: Reagimi pas të shtënave ishte sukses sigurie

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 12:16

Ish-agjenti special i FBI-së, Daniel Brunner, ka vlerësuar reagimin e Shërbimit Sekret pas incidentit me të shtëna si një “sukses sigurie”, duke theksuar se operacioni u menaxhua në mënyrë të sigurt.

Në një prononcim për BBC News, Brunner tha se i dyshuari u neutralizua pa u qëlluar dhe u ndalua nga agjentët përpara se të arrinte në zonën kryesore ku ndodheshin të pranishmit.

“Individi u arrestua pa u qëlluar. Ai u rrëzua nga agjentët dhe ende kishte dy kate për të zbritur deri te salla kryesore. Dyert ishin të mbyllura dhe ai nuk ishte pranë sallës kur u dëgjuan të shtënat”, u shpreh Brunner.

I dyshuari, Cole Tomas Allen, raportohet se kishte një dhomë në hotelin Washington Hilton. Sipas Brunner, hetimet do të fokusohen në mënyrën se si ai arriti të lëvizte nga dhoma e tij deri në zonën e incidentit pa u zbuluar, nëse kishte armë me vete.

Ai shtoi se hoteli ka fluks të madh njerëzish gjatë gjithë kohës, duke e bërë të pamundur kontrollin e çdo personi dhe bagazhi.

“Nëse ai i kishte çmontuar armët dhe i kishte futur në valixhe, do të dukej si çdo mysafir tjetër që po regjistrohej në hotel”, përfundoi Brunner.

Advertisement
Advertisement
Advertisement