Lewandowski drejt largimit nga Barça, klubi e ka gati zëvendësuesin e tij - Gazeta Express
string(72) "lewandowski-drejt-largimit-nga-barca-klubi-e-ka-gati-zevendesuesin-e-tij"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 9:57

Lewandowski drejt largimit nga Barça, klubi e ka gati zëvendësuesin e tij

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 9:57

Robert Lewandowski mund të jetë duke i “jetuar” muajt e fundit si lojtar i Barcelonës.

Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi polak po përgatitet të largohet nga klubi katalunas këtë verë, duke e mbyllur një cikël të suksesshëm në “Camp Nou”.

Sipas gazetarit të njohur Guillem Balague, largimi i Lewandowskit në fund të sezonit duket gjithnjë e më i mundshëm, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe pse ai vazhdon të jetë efikas para portës, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë për një ndryshim gjenerate në repartin ofanziv.

Polaku, i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2022, i ka realizuar rreth 120 gola në të gjitha kompeticionet gjatë kësaj periudhe, duke qenë një nga figurat kyçe të ekipit.

Megjithatë, mosha e tij (ai do t’i mbushë 38 vjet në fillim të sezonit të ardhshëm) po ndikon në planet afatgjate të klubit.

Barcelona ka qenë e hapur për t’ia ofruar një zgjatje kontrate edhe për një vit, por me kushte të reja: ulje të ndjeshme page dhe rol më të kufizuar në skuadër.

Këto kushte nuk e kanë bindur sulmuesin, i cili dëshiron të mbetet protagonist në nivelin më të lartë.

Ndërkohë, interesimi për të nuk mungon. Juventusi dhe Milani janë në bisedime për ta transferuar atë si lojtar të lirë këtë verë, duke ia ofruar një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Nga ana tjetër, interesimi nga MLS – konkretisht Chicago Fire – është ftohur, pasi lojtari preferon të vazhdojë në Evropë.

Në të njëjtën kohë, Barcelona nuk ka humbur kohë dhe ka nisur ta planifikojë të ardhmen.

Klubi katalunas e ka identifikuar një sulmues më të ri dhe me potencial të madh si liderin e ri të repartit ofanziv, duke sinjalizuar fundin e një epoke me Lewandowskin në krye të sulmit.

Bëhet fjalë për yllin argjentinas të Atletico Madridit, Julian Alvarez, i cili po shkëlqen me “Los Colchoneros”.

Ky vendim e përfaqëson një kthesë të rëndësishme për Barcelonën, që synon ta ndërtojë një skuadër më dinamike dhe të orientuar drejt së ardhmes, duke e ruajtur konkurrueshmërinë në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement