Trump: Një sallë gala, “top sekret”, të ndërtohet sa më parë te Shtëpia e Bardhë - Gazeta Express
string(75) "trump-nje-salle-gala-top-sekret-te-ndertohet-sa-me-pare-te-shtepia-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 9:45

Trump: Një sallë gala, “top sekret”, të ndërtohet sa më parë te Shtëpia e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 9:45

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ndërtimi i një salle të madhe dhe të sigurt të tipit “top sekret”, brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, në kryeqytetin Uashington, ku do të mund të mbaheshin takime e ngjarje gala, por edhe ballo, po ashtu, është nevojë emergjente.

Ai bërë këtë koment në rrjetin social Truth Social, pas incidentit të sigurisë që ndodhi me rastin e darkës së përvitshme me gazetarët, të shtunën.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse ushtria amerikane, Shërbimi Sekret, organet e rendit dhe presidentët ndër vite kanë kërkuar ndërtimin e një salle të tillë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Trump deklaroi se një incident si ai i së shtunës mbrëma, nuk do të kishte ndodhur nëse salla e re, e cilësuar si “top sekret” nga aspekti ushtarak, do të ishte tashmë funksionale.

Presidenti shtoi se objekti për këtë projekt është në ndërtim e sipër dhe përfshin standardet më të larta të sigurisë, duke qenë gjithashtu brenda asaj që ai e quajti “zona më e mbrojtur në botë”.

Punimi për të është ndërprerë si pasojë e një padie ligjore që ka ngritur një qytetare. Trump kërkoi që ajo të tërhiqet në mënyrë që projekti të mos hasë në pengesa të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement