Vlahoviq: Jashtë Kosovës dihet shumë pak për trajtimin e shqiptarëve nga Serbia ndër vite - Gazeta Express
string(88) "vlahoviq-jashte-kosoves-dihet-shume-pak-per-trajtimin-e-shqiptareve-nga-serbia-nder-vite"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 6:59

Vlahoviq: Jashtë Kosovës dihet shumë pak për trajtimin e shqiptarëve nga Serbia ndër vite

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 6:59

Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, ka deklaruar se jashtë kufijve të Kosovës dihet shumë pak për mënyrën se si Serbia i ka trajtuar shqiptarët ndër dekada.

Sipas Vlahoviqit, Serbia, që nga viti 1912 e tutje, ka treguar pamundësi dhe mungesë vullneti për t’i integruar shqiptarët dhe për t’i trajtuar ata si qytetarë të barabartë. Ai theksoi se kjo qasje, sipas tij, ka prodhuar zhvillimet që pasuan më vonë në rajon.

Ai shtoi se ekziston një heshtje e qëllimshme politike lidhur me këtë realitet historik, jo vetëm për periudhat para Luftës së Dytë Botërore, por edhe për zhvillimet e mëvonshme që kanë ndikuar në perceptimet aktuale në Serbi dhe Mal të Zi.

Vlahoviq kritikoi gjithashtu forcat që i cilësoi si nacionaliste dhe serbomëdha, duke thënë se ato vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si interpretohet historia dhe marrëdhëniet me shqiptarët.
Duke folur për periudhën pas ndërhyrjes së NATO-s, ai theksoi se Mali i Zi kishte një qasje të re ndaj Kosovës, duke u distancuar nga politikat e mëhershme dhe duke mbajtur një qëndrim neutral.

“Ne thamë se Kosova nuk është problemi ynë dhe se nuk kemi vend në atë tryezë”, u shpreh ai, duke shtuar se Mali i Zi ishte i interesuar për një zgjidhje paqësore dhe demokratike, me respektim të të drejtave të të gjitha komuniteteve.

Sipas tij, ky qëndrim nuk u mirëkuptua gjithmonë, por kishte mbështetje të heshtur nga udhëheqja e atëhershme, përfshirë edhe presidentin Milo Gjukanoviq. /Koha.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement