Bajqinovci u bën "presion" PDK'së e LDK'së: Opozitë ende jemi në pritje të tre emrave - Gazeta Express
string(80) "bajqinovci-u-ben-presion-pdkse-e-ldkse-opozite-ende-jemi-ne-pritje-te-tre-emrave"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 18:18

Bajqinovci u bën “presion” PDK’së e LDK’së: Opozitë ende jemi në pritje të tre emrave

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 18:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar se janë duke e pritur akoma PDK-në dhe LDK-në për të propozuar tre ema jopartiakë për President.

LDK-ja ka thënë se mund të propozojnë Vjosa Osmanin, nëse VV iu siguron 66 vota.

E Bajqinovci thotë se presin tre emra konkretë, e jo arsyetime.

“Opozitë, ende jemi në pritje të tre emrave mbipartiak. Mos e shtyni vendin drejt zgjedhjeve për kalkulime të ngushta politike. Verdikti i qytetarëve tashmë është dhënë dhe duhet respektuar. Presim tre emra konkretë, jo arsyetime të pafundme. Koha kërkon përgjegjësi institucionale dhe maturi politike, jo bllokadë”, ka shkruar Bajqinovci. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement