Edmir Sejdiu, U.D. Drejtor i Departamentit për Reformën e Administratës Publike në MAPD, në emisionin “Tempus” në T7, tha se administrata publike ka kapacitete, por ka nevojë për përmirësim.
Sejdiu theksoi se administrata publike ka zhvilluar procese edhe në momente kur vendi ka kaluar kriza.
“Administrata publike ka kapacitete, për shkak se historikisht Kosova në momente krize ka zhvilluar shumë procese përmes administratës publike, por nga ana tjetër këto trende që vijnë duhet të jenë më të profilizuara me profesionistë më të rinj”, tha Sejdiu.
Ndërsa për llogaridhënien, Sejdiu tha se ekzistojnë mekanizma që janë në funksion të plotë.