Marmullakaj: Kosova mund të përfitojë nga Shqipëria në rrugën evropiane përmes shkëmbimit të përvojave - Gazeta Express
string(101) "marmullakaj-kosova-mund-te-perfitoje-nga-shqiperia-ne-rrugen-evropiane-permes-shkembimit-te-pervojave"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 22:08

Marmullakaj: Kosova mund të përfitojë nga Shqipëria në rrugën evropiane përmes shkëmbimit të përvojave

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 22:08

Qemajl Marmullakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus”, në T7,  tha se bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit është i domosdoshëm në procesin e integrimeve evropiane.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të këtij procesi, andaj shkëmbimi i përvojave dhe praktikave është i rëndësishëm, veçanërisht për Kosovën.

“Nevoja e bashkëpunimit për vendet tona në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti është shumë e madhe, pasi që kemi hapa të ndryshëm të vendeve që kanë avancuar në procesin e integrimeve evropiane”, tha Marmullakaj.

Sipas tij, një nga kërkesat e procesit të integrimit është përkthimi i legjislacionit, i cili kërkon që i gjithë legjislacioni i një vendi të përkthehet në gjuhën angleze.

“Për shembull, një nga kërkesat për procesin e integrimeve evropiane është edhe përkthimi i legjislacionit. Pra, duhet të përkthehet i gjithë legjislacioni i një vendi në gjuhën angleze”, tha ai.

Ai shtoi se ky proces mund të lehtësohet përmes shkëmbimit të përvojave me vendet që janë më të avancuara në këtë drejtim.

Sipas Marmullakajt, Shqipëria, si vend më i avancuar në procesin e integrimeve evropiane, mund të shërbejë si shembull për Kosovën.

“Shqipëria është më e avancuar në procesin e integrimeve evropiane dhe kjo mund t’i shërbejë edhe Kosovës, qoftë për përkthimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhën shqipe apo anasjelltas”, tha Marmullakaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement