‘‘Kamuflim, strategji’’, Haradinaj komenton "ofertat" e Kurtit ndaj PDK’së e LDK’së: Tash ik nga faji dhe e bartë tek opozita - Gazeta Express
string(114) "kamuflim-strategji-haradinaj-komenton-ofertat-e-kurtit-ndaj-pdkse-e-ldkse-tash-ik-nga-faji-dhe-e-barte-tek-opozita"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 21:56

‘‘Kamuflim, strategji’’, Haradinaj komenton “ofertat” e Kurtit ndaj PDK’së e LDK’së: Tash ik nga faji dhe e bartë tek opozita

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 21:56

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ofertat e Kurtit kundrejt partive opozitare, po i shohin si kamuflim për të fshehur faktin se Albin Kurti dëshëriron ta qojë vendin në zgjedhje.

Kështu deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj potencoi se Albin Kurti e ka vendos me kohë shkuarje e serishme në një proces elektoral.

“Së pari nuk mendoj se cilësohen si oferta por një lloj strategjie për me kamuflu atë që e ka qëllim të vërtetë Kurti, me fsheh faktin që ai po don me shku në zgjedhje. Të gjitha mundësitë i ka për me zgjedh Presidentin, i ka pas herët, nuk i ka shfrytëzu dhe tani është në atë periudhën e ikjes nga faji dhe bartjes së fajësisë tek këto dy partitë opozitare”.

“Po, shkuarjen në zgjedhje e ka vendos Kurti me kohë edhe po ndodh” deklaroi Haradinaj për dokumentarin “Expose”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement