Gjoshi – Kurtit: Pse gjithë kjo nervozë, sot u ktheve në atë që ishe gjithmonë -njeri me molotov në dorë - Gazeta Express
string(99) "gjoshi-kurtit-pse-gjithe-kjo-nervoze-sot-u-ktheve-ne-ate-qe-ishe-gjithmone-njeri-me-molotov-ne-dore"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 21:42

Gjoshi – Kurtit: Pse gjithë kjo nervozë, sot u ktheve në atë që ishe gjithmonë -njeri me molotov në dorë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 21:42

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, pasi që ky i fundit fajësoi opozitën që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Gjoshi, në reagimin e tij e ka pyetur Kurtin se ‘’pse gjithë kjo nervozë’’, dhe se, ‘’pse katër ditë para skadimit të afatit kushtetues po i jep fund mundësisë së kompromisit për Presidentin?’’.

‘’ Politikanët që e duan shtetin e tyre nuk ndalojnë së besuari në kompromis e marrëveshje edhe pasi takimi merr fund dhe mbyllet dera e sallës. Apo, sot vendose që të heqësh maskën dhe të kthehesh në atë që ishe gjithmonë: njeriu me koktejin e molotovit në dorë, që për pak pushtet ia jepte flakën Kosovës dhe insitucioneve të saj?’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Kryeministër, pse gjithë kjo nervozë?

Pse katër ditë para skadimit të afatit kushtetues po i jep fund mundësisë së kompromisit për Presidentin?

A nuk je ti njeriu i kompromiseve?

Politikanët që e duan shtetin e tyre nuk ndalojnë së besuari në kompromis e marrëveshje edhe pasi takimi merr fund dhe mbyllet dera e sallës.

Apo, sot vendose që të heqësh maskën dhe të kthehesh në atë që ishe gjithmonë: njeriu me koktejin e molotovit në dorë, që për pak pushtet ia jepte flakën Kosovës dhe insitucioneve të saj?

Që nga fillimi ishte e qartë – ti nuk ke kërkuar kompromis. Ti veç je shtihuar. E PDK të ka zbuluar para të gjithëve.

Reagimi yt emocional nuk është shenjë force, por dëshmi e presionit nga refuzimi dhe nga fakti që ti je një politkan i paaftë që besimin e madh të qytetarëve ta kthesh në punë të hajrit për vendin. Qytetarët e kanë kuptuar se ti vetëm ke aktruar këto kohë dhe kjo po ta shton nervozën.

Kosova nuk ka nevojë për aktrim politik. Ka nevojë për përgjegjësi, maturi dhe lidership të vërtetë. E ti nuk i ke asnjërën prej tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement