Marmullakaj: Shqipëria vendi më i avancuar për integrimin evropian, ndërsa Kosova më e vonuara - Gazeta Express
string(92) "marmullakaj-shqiperia-vendi-me-i-avancuar-per-integrimin-evropian-ndersa-kosova-me-e-vonuara"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 21:03

Marmullakaj: Shqipëria vendi më i avancuar për integrimin evropian, ndërsa Kosova më e vonuara

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 21:03

Qemajl Marmullakaj, hulumtues i lartë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në emisionin “Tempus” në T7, ka deklaruar se Shqipëria është vendi më i avancuar në procesin e integrimit evropian, ndërsa Kosova, sipas tij, është vendi më i vonuar.

IKD-ja ka organizuar disa tryeza në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, ku kanë marrë pjesë institucione, shoqëria civile dhe aktorë të tjerë relevantë.

“Temë diskutimi e këtyre tryezave ka qenë procesi i integrimeve evropiane në grupkapitullin një”, tha Marmullakaj.

Ai shtoi se nga këto tryeza ka rezultuar një pasqyrë reale e gjendjes se ku ndodhen këto tri vende në procesin e integrimeve evropiane.

“Gjetjet kryesore janë që Shqipëria është vendi më i avancuar në procesin e integrimeve evropiane, me indikatorët e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, funksionimit të administratës publike dhe të drejtave themelore”, tha Marmullakaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement