Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me narkotik, përcjell Gazeta Express.
Nga policia është bërë e ditur edhe se, në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar; njëmbëdhjetë (11) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram; dy(2)qese plastike me mbetje te Kokainës; të holla kesh ne total 1785 euro, dhe 2000 lek; dy(2) telefona mobil etj.
Postimi:
Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me narkotik
Prishtinë 24 prill 2026
Policia e Kosovës me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në kuadër të P.O. ‘’Stop Drogave 2026” ka pranuar informatën se në Prizren dy persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale nga Neni 267 i KPK-së. Pas veprimeve operative, është arritur që të lokalizohen dhe arrestohen personat e dyshuar M/K.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar;
-njëmbëdhjetë (11) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram,
-dy(2)qese plastike me mbetje te Kokainës,
-të holla kesh ne total 1785 euro, dhe 2000 lek,
-dy(2) telefona mobil etj.
Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.