Vinicius Juniori dhe Kylian Mbappe kanë qenë të përfshirë së bashku vetëm në 6% të golave të Real Madridit këtë sezon.
Statistikat tregojnë se Mbappe i ka dhënë vetëm 4 asistime Viniciusit, ndërsa Viniciusi i ka dhënë 12 asistime Mbappes.
Në total, dyshja ka kontribuar direkt në vetëm 16 gola nga 261 të shënuar nga klubi në 118 ndeshje.
Mesatarisht, ata shkëmbejnë vetëm 7 pasime për ndeshje, një shifër relativisht e ulët për dy nga yjet kryesorë të skuadrës.
Në mënyrë interesante, Real Madridi raportohet se ka performancë më të mirë kur të paktën njëri prej tyre nuk është në fushë, me përqindje më të lartë fitoreje, më shumë gola të shënuar për ndeshje dhe më pak gola të pësuar.
Mbappe iu bashkua Real Madridit në qershor të vitit 2024, derisa Viniciusi kaloi te gjiganti spanjoll në vitin 2018.
Reali sivjet ka mbetur pothuajse pa trofe, për herë të dytë radhazi.
Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munichu, nga Kupa e Mbretit prej Albacetes dhe nga Superkupa e Spanjës prej Barcelonës.
Ndaj kësaj të fundit, Reali pritet ta humbasë edhe La Ligën, pasi momentalisht është nëntë pikë mbrapa Barcelonës, me gjashtë ndeshje të mbetura./GazetaExpress/