Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shkruar me rastin e vdekjes së shkrimtarit Rexhep Qosja.
Berisha ka thënë kultura, mendimi letrar dhe ai politik, kanë humbur një kolos të tyre dhe një autor të një serie veprash.
Ish-kryeministri shqiptar ka thënë se pavarësisht kundërshtive , mospajtimeve e vlerësimeve të ndryshme që ka pasur me Qosjen, do ta ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen ndaj tij. Berisha ka thënë se Qosja ka qenë zëri publik i vetëm i shqiptarëve kur Kosova po shtypej nga regjimi i Millosheviqit.
Reagimi i plotë i Berishës.
Akademiku Rexhep Qosja mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja.
Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha.
Pavarësisht nga kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme që kam patur me Prof. Rexhep Qosen kam ruajtur dhe do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time ndaj tij veçanërisht për kohën kur ai ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb dhe më vonë për mbështetjen e palëkundur që i dha UÇK por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes miqëve të afërmëve dhe autoriteteve të Kosovës. I qoft dheu i lehtë i tokës amë