Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për manipulim të provave.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj, më 22 prill.
“Lidhur me rastin më 23.04.2026 janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar: 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale” thotë raporti.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.