Jakup Krasniqi dhe ish-krerët e UÇK-së përmes Sherifit dërgojnë ngushëllimet për Qosjen, “të privuar nga liria nga muret e heshtura të Hagës qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt” - Gazeta Express
string(177) "jakup-krasniqi-dhe-ish-kreret-e-uck-se-permes-sherifit-dergojne-ngushellimet-per-qosjen-te-privuar-nga-liria-nga-muret-e-heshtura-te-hages-qendrojme-prane-jush-me-zemer-e-shpirt"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 19:53

Jakup Krasniqi dhe ish-krerët e UÇK-së përmes Sherifit dërgojnë ngushëllimet për Qosjen, “të privuar nga liria nga muret e heshtura të Hagës qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt”

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 19:53

Zyrtari i partisë NISMA, Bilall Sherifi, informon se nëpërmjet telefonit, “Jakup Krasniqi më ngarkoi t’ju transmetoj telegram ngushëllimin e mëposhtëm në emër të atyre që padrejtësisht mbahen prapa grilave në Hagë”.

Letra e plotë:

Të nderuar familjarë të intelektualit dhe atdhetarit të shquar, z. Rexhep Qosja,

Të nderuar shqiptarë,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj. Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë edhe neve, prandaj ndajmë me ju pikëllimin në këto çaste të vështira!

Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Ai do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin tonë dhe të kombit!

Edhe pse larg jush dhe të privuar nga liria prej vitesh, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Nga muret e heshtura të Hagës, ju dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt!

Urojmë që të gjeni forcë në kujtimet dhe në dashurinë që ai la pas!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Bashkudhëtarët e z. Rexhep Qosja në rrugëtimin për realizimin e aspiratave tona të ligjshme kombëtare.

Burgu i Hagës, më 23 prill 2026

Advertisement
Advertisement
Advertisement