Një aksident tragjik ka ndodhur të enjten në mëngjes në Stäfa, ku një punëtor 19-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve të prishjes së një ndërtese.
Sipas Kantonspolizei Zürich, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, kur një pllakë betoni është shkëputur nga një vordach i objektit dhe ka rënë mbi punëtorin, duke e zënë poshtë.
Zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin viktimën, ndërsa ekipi i emergjencës ka nisur menjëherë reanimimin. Megjithatë, plagët kanë qenë fatale dhe 19-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia kantonale e Cyrih, prokuroria dhe ekspertët përkatës kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./Albinfo.ch