Donjeta Sadiku nesër në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit - Gazeta Express
string(68) "donjeta-sadiku-neser-ne-ring-per-medalje-ne-kupen-boterore-te-boksit"

Boks

Gazeta Express

23/04/2026 15:17

Donjeta Sadiku nesër në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit

Boks

Gazeta Express

23/04/2026 15:17

Në kuadër të “World Boxing Cup” që po mbahet në Foz do Iguaçu nga 20 deri më 27 prill 2026, nesër (24 prill) në ring do të ngjitet medalistja botërore dhe evropiane, Donjeta Sadiku.

Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Polonia, Aneta Elżbieta Rygielska, në një duel vendimtar për sigurimin e medaljes.

Trajnerja e saj, Marjola Sallauka, shprehet optimiste për paraqitjen e boksieres kosovare, duke besuar se Sadiku do të dalë fituese edhe nga ky duel dhe do të sigurojë medalje.

Megjithatë, objektivi kryesor mbetet medalja e artë.

Kjo Kupë Botërore ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement