Rasti “escort” në Itali, vjen reagimi sqarues i Leaos - Gazeta Express
string(50) "rasti-escort-ne-itali-vjen-reagimi-sqarues-i-leaos"

Sport

Gazeta Express

23/04/2026 15:10

Rasti “escort” në Itali, vjen reagimi sqarues i Leaos

Sport

Gazeta Express

23/04/2026 15:10

Në këto ditë po merr vëmendje të madhe hetimi i Guardia di Finanza në lidhje me një rrjet eskortash, në të cilin dyshohet se mund të jenë përfshirë disa futbollistë të Serie A, megjithëse aktualisht asnjë prej tyre nuk rezulton i hetuar, dhe mes emrave të përmendur është edhe ai i Rafael Leao.

Pikërisht për këtë arsye, sulmuesi i Milanit ka dashur ta sqarojë pozicionin e tij.

Leao ka shkruar në “Instagram Stories”:

“Në këto ditë emri im, si ai i futbollistëve të tjerë, është shfaqur në faqe, rrjete sociale dhe gazeta në lidhje me një hetim të Prokurorisë së Milanos. Dua të sqaroj drejtpërdrejt se jam plotësisht ‘i huaj’ ndaj fakteve objekt i hetimit. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë vepër penale”.

Më tej, Leao vazhdon dhe përfundon reagimin e tij:

“I ftoj të gjithë ta shmangin lidhjen e emrit tim me këtë situatë në mënyrë arbitrare ose sipërfaqësore, pa respekt për të vërtetën dhe jetën private. Para se të jemi futbollistë, jemi njerëz me familje dhe reputacion. Për këtë arsye, e kam ngarkuar tashmë avokatin tim që të më mbrojë në çdo instancë ndaj kujtdo që do të vazhdojë të përhapë lajme të rreme ose që dëmtojnë reputacionin tim”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement