Barcelona e ka konfirmuar lëndimin e Lamine Yamalit, i cili u lëndua mbrëmë në ndeshje me Celta Vigon.
Ylli i ri spanjoll pësoi tërheqje muskulore pasi shënoi nga penalltia, shkruan “Gazeta Express”.
E sot super-talenti spanjoll iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat e konstatuan tërheqjen muskulore, e cila do ta lë jashtë fushave të blerta për pjesën e mbetur të sezonit.
Por, lajmi i mirë është se Yamal do të rikthehet me kohë për Botërorin 2026, i cili do të nisë më 11 qershor.
COMUNICADO MÉDICO
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 23, 2026
Las pruebas realizadas han confirmado que el jugador del primer equipo Lamine Yamal tiene una lesión en el bíceps femoral de la pierna izquierda.
El jugador seguirá un tratamiento conservador. Lamine Yamal se perderá lo que resta de la temporada y está… pic.twitter.com/ckPJM8K3pZ
“DEKLARATË MJEKËSORE. Testet e kryera kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, e ka një dëmtim në biceps femoris të këmbës së majtë. Lojtari do ta ndjekë një plan trajtimi konservativ. Lamine Yamal do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës”, njofton Barcelona.
Pra, Yamal pritet të mungojë rreth një muaj dhe do të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Spanjës për garën që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. /Gazeta Express