Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi pas ndarjes së akademikut Rexhep Qsja nga jeta duke e vlerësuar për figurë të rëndësishme shkencore dhe kombëtare.
Nga PDK thanë se Qosja kontribuoi edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë.
Letra e plotë:
Telegram ngushëllimi i Kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja:
E nderuar familje Qosja,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar.
Si akademik i shquar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat që vijnë. Si mendimtar i angazhuar në çështjet politike, akademik Rexhep Qosja kontribuoi edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë.
Në këto momente të rënda për ju, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme.
Me respekt,
Bedri Hamza
Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës