Ambasada e SHBA, Whitaker i qartë me Vuçiqin: Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur - Gazeta Express
string(92) "ambasada-e-shba-whitaker-i-qarte-me-vuciqin-siguria-varet-nga-zgjedhja-e-partnereve-te-duhur"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 10:05

Ambasada e SHBA, Whitaker i qartë me Vuçiqin: Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 10:05

Ambasada amerikane në Beograd ka njoftuar për takimin e ambasadorit të SHBA’së në NATO, Matthew Whitaker, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Serbi.

Ambasada tha se ata dy patën një “takim konstruktiv” rreth “nisjes së një epoke të re në marrëdhëniet SHBA-Serbi”.

“Vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe presim me kënaqësi një stërvitje të përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj”, shkroi ambasada.

Por, lajmi për një “epokë të re” mes dy vendeve erdhi edhe me një paralajmërim të SHBA’së për Serbinë dhe orientimin e saj.

“Megjithatë, ambasadori Whitaker ishte i qartë: bashkëpunimi i Serbisë në mbrojtje dhe siguri me partnerë të pasigurt krijon një varësi strategjike afatgjatë që është e vështirë të çmontohet dhe e ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm. Për një partneritet modern të orientuar drejt së ardhmes, drejtimi strategjik i Serbisë duhet të jetë i harmonizuar me Perëndimin”, tha ambasada amerikane.

Ajo shtoi se “siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur”.

Whitaker qëndroi për vizitë edhe në Kosovë ku u takua me krerët e institucioneve./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement