30 ditë paraburgim për zyrtarin e Shërbimit Korrektues – qëlloi me armë zyrtare në Skenderaj, u dorëzua pas arratisjes - Gazeta Express
string(115) "30-dite-paraburgim-per-zyrtarin-e-sherbimit-korrektues-qelloi-me-arme-zyrtare-ne-skenderaj-u-dorezua-pas-arratisjes"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 9:14

30 ditë paraburgim për zyrtarin e Shërbimit Korrektues – qëlloi me armë zyrtare në Skenderaj, u dorëzua pas arratisjes

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 9:14

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Çlirim Shalës, zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i dyshuar për “vrasje në tentativë” pas një rasti me armë zjarri në Skenderaj.

Ngjarja ka ndodhur më 9 mars 2026, rreth orës 21:00, në rrugën “28 Nëntori”, ku sipas informacioneve, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ndaj Met Shalës, duke e plagosur.

Viktima fillimisht është trajtuar në QKMF në Skenderaj dhe më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa sipas mjekëve ndodhej jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa i dyshuari ishte larguar dhe për një periudhë ka qenë në arrati.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është sekuestruar një armë gjahu, ndërsa i dyshuari nuk ishte hasur në atë kohë.

Pas më shumë se një muaji, më 20 prill 2026, i dyshuari është vetëdorëzuar tek autoritetet, duke njoftuar se ndodhej në shtëpinë e tij. Ai është shoqëruar në polici dhe ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer veprën.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një pistoletë Glock 9×19 me një karikator dhe 11 fishekë, armë zyrtare e dhënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar fillimisht për 48 orë, ndërsa më pas është dërguar para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Më 22 prill 2026, Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tij, dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Hetimet për rastin janë në vazhdim. /Sinjali

Advertisement
Advertisement
Advertisement