Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se “zgjedhjet e 28 Dhjetorit nuk kanë qenë të lira dhe të drejta për shumë arsye”.
Gruda në Pressing në T7 tha se Kurti ka blerë vota duke ia dhënë studentëve nga 100 euro në prag të zgjedhjeve.
“Është keqpërdorë buxheti në atë masë që ju kanë dhanë nga 100 euro studentëve dhe pastaj ju ka shku një mesazh, i nderuar student i ke marrë 100 euro prej Qeverisë, me respekt Albin Kurti, ajo ka qenë blerje e votës”, tha Gruda në Pressing, transmeton Express.
Video: