Kërkesa që i bëri Trumpit për të ndërhyrë për Thaçin në Hagë, Rama në Greqi: S'ka kthyer përgjigje, ma ha mendja është i zënë - Gazeta Express
string(121) "kerkesa-qe-i-beri-trumpit-per-te-nderhyre-per-thacin-ne-hage-rama-ne-greqi-ska-kthyer-pergjigje-ma-ha-mendja-eshte-i-zene"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 19:30

Kërkesa që i bëri Trumpit për të ndërhyrë për Thaçin në Hagë, Rama në Greqi: S’ka kthyer përgjigje, ma ha mendja është i zënë

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 19:30

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë  me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump, të ndërhyjë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Rama tha se këtë kërkesë e bëri, kur ishte me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i kërkoi diçka që ka të bëjë me gjykatën e drejtësisë.

“Ishte mbështetur mbi një raport fantazish nga rusët, nga Vladimir Putin që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krime lufte dhe trafik organesh.

Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë proces fantazish kundër udhëheqësve dhe e burgosën pa një akuzë zyrtare.

Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër. Nuk kishte ndodhur asnjë trafik i organeve njerëzore dhe akuzohen që kanë udhëhequr luftën kundër pushtuesve dhe kanë bashkëpunuar me NATO-n.  I thashë Trump që duhet të ndërhyjë, por ka qenë shumë i zënë ma ha mendja”, tha Rama./BallkanWeb

Advertisement
Advertisement
Advertisement