Të enjten mblidhet Kuvendi, në rend dite një varg projektligjesh të rëndësishme - Gazeta Express
string(78) "te-enjten-mblidhet-kuvendi-ne-rend-dite-nje-varg-projektligjesh-te-rendesishme"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 16:27

Të enjten mblidhet Kuvendi, në rend dite një varg projektligjesh të rëndësishme

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 16:27

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se të enjten do të mbahet seanca e radhës në të cilën pritet të diskutohen një numër projektligjesh të rëndësishme.

Seanca do të nis në orën 10:00 dhe do të ketë dhjetë pika në rend të ditës.

Pikat e rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina  2030,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement