Abazi: Kurti nuk do afërsinë me SHBA, kushdo që ka ai ia pret rrugën e komunikimit - Gazeta Express
string(80) "abazi-kurti-nuk-do-afersine-me-shba-kushdo-qe-ka-ai-ia-pret-rrugen-e-komunikimit"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 14:21

Abazi: Kurti nuk do afërsinë me SHBA, kushdo që ka ai ia pret rrugën e komunikimit

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 14:21

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi tha se qeveria e Kurtit nuk po ndërton marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe të qëndrueshme me SHBA. Abazi shtoi se Kosova po humb pozicionin e saj si partner i preferuar i SHBA-së në rajon, ndërsa kritikon distancimin e qeverisë nga aleanca strategjike.

Për Abazin, SHBA e cilëson Kosovën si projektin më të rëndësishëm të diplomacisë.

“Kurti nuk do të hyjë në marrëdhënie me SHBA dhe kushdo që ka, ia pret rrugën e komunikimit. Nëse e lë ambasadorin pa shofer, pa fonde minimale dhe për 6 vite qeveria nuk arrin të komunikojë me instancat, shkeput kontratat e lobimit. Lobimi është formë e vetme e angazhimit të Kongresit dhe Senatit.

Osmani operon ndryshe, amerikanët kanë dashur formë të komunikimit të sinqertë; për amerikanët Kosova ka qenë projekti më i suksesshëm i diplomacisë.

Shihni Afganistanin ku është, në Ballkan është duke u kërkuar partneri racional i SHBA dhe preferenca është të jenë shqiptarët. Por po i ofrojnë serbëve të krijojnë marrëdhënie për energji, po i kërkojnë grekëve. Kurti nuk e do afërsinë me SHBA.”, tha Abazi. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement