30 milionë euro për Vedat Muriqin - Gazeta Express
string(33) "30-milione-euro-per-vedat-muriqin"

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 14:10

30 milionë euro për Vedat Muriqin

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 14:10

Mediat turke bënë me dije dje se Vedat Muriqi mund të rikthehet në Fenerbahçe gjatë verës që po vjen, pasi sipas tyre “Pirati” ka arritur tashmë marrëveshje personale me klubin turk.

E sot, mediat spanjolle e plasuan një shkrim, përmes së cilit e zbuluan edhe çmimin e vendosur nga Mallorca për përfaqësuesin kosovar.

Sipas mediumit “Ultima Hora”, i cili thuhet se është i afërt me klubin ishullor spanjoll, Mallorca i kërkon minimum 30 milionë euro për sulmuesin kryesor, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, në ndeshjen e mbrëmshme mes Mallorcas e Valencias prezent në tribuna ishte edhe menaxheri i Muriqit, Utku Cenikli, i cili zakonisht nuk i përcjell ndeshjet e klientit të tij në stadium.

Kohëve të fundit është spekuluar se interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur edhe Barcelona, e cila është në kërkim të pasuesit të Robert Leëandoëskit në “Camp Nou”.

Muriqi së fundmi e theu rekordin e legjendarit Samuel Eto’o duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas me 55 gola të shënuar.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios është golashënuesi i dytë më i mirë në këtë sezon në La Liga me 21 gola, tri më pak se lideri Kylian Mbappe.

Në rast të shitjes këtë verë, Mallorca do t’i marrë 55 për qind e Lazio 45 për qind nga kartoni i Muriqit.

Prandaj, klubit ishullor nuk i konvenon dhe aq shumë që ta shesë “Piratin” e tij. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement