Rasti “escort” në Milano, zbulohen disa emra futbollistësh të njohur që ishin “klientë” - Gazeta Express
string(82) "rasti-escort-ne-milano-zbulohen-disa-emra-futbollistesh-te-njohur-qe-ishin-kliente"

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 12:55

Rasti “escort” në Milano, zbulohen disa emra futbollistësh të njohur që ishin “klientë”

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 12:55

Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Milanos mbi një rrjet të dyshuar të shfrytëzimit dhe favorizimit të prostitucionit, që sipas akuzës lidhet me organizimin e festave private me praninë e eskortave, dalin në pah disa emra të futbollistëve të përfshirë në dokumentet hetimore.

Sipas asaj që raporton “Il Giornale”, disa prej këtyre emrave figurojnë në materialet e dosjes hetimore ose në transkripte të bisedave të analizuara nga hetuesit, ndërsa të tjerë shfaqen në listat e kontakteve dhe verifikimeve të kryera mbi materialin e sekuestruar, përcjell “Gazeta Express”.

Në dokumentet e masës së paraburgimit, emrat e personave të konsideruar si “klientë” janë zbuluar, por ata nuk rrezikojnë pasi vetë pjesëmarrja në evente të tilla nuk përbën vepër penale.

Për këtë arsye, asnjë nga futbollistët e përmendur nuk rezulton aktualisht i hetuar, pasi nuk ekzistojnë elemente të përgjegjësisë penale ndaj tyre.

Sipas burimeve hetimore, në total bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm futbollistësh të Serie A që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje të organizuara nga një agjenci e Milanos, e cila ndodhet në qendër të hetimeve për shfrytëzim dhe favorizim të prostitucionit.

Janë të shumtë lojtarët e Interit dhe të Milanit, që luajnë aktualisht apo që kanë luajtur më parë: Bastoni, Bellanova, Bicceck, Hakimi, Coutinho, Skriniar, Carlos Augusto, De Winter, Leao, Giroud, Menez…

Por, përmenden edhe emrat si Calafiori, por edhe Huijsen, Vlahovic, Arthur Melo, Scamacca e Ruggeri, plus Daniel Maldini e Nuno Tavares.

Autoritetet italiane po  ivijojnë verifikimet mbi materialet e sekuestruara, ku përmenden referenca, kërkime dhe kontakte të ndryshme që lidhen me lojtarë të njohur, duke u përpjekur ta rindërtojnë rolin dhe kontekstin e çdo përfshirjeje të mundshme në këto ngjarje. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement