Kurti e potencon që deputeti Fatos Geci është i Guxo's: Është i partisë tjetër, s’jam kryetar i komisionit disiplinor - Gazeta Express
string(113) "kurti-e-potencon-qe-deputeti-fatos-geci-eshte-i-guxos-eshte-i-partise-tjeter-sjam-kryetar-i-komisionit-disiplinor"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 11:23

Kurti e potencon që deputeti Fatos Geci është i Guxo’s: Është i partisë tjetër, s’jam kryetar i komisionit disiplinor

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 11:23

Dje, deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë skandaloze, ku gjatë seancës në Kuvend, tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do ‘’përcjell i njëjti fat’’ me atë të Naim Murselit, i cili u dënua për vrasjen e Liridona Ademajt.

Rreth kësaj është deklaruar kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit, tha se, ai s’është ‘’kryetar i ndonjë komisioni disiplinor, aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër’’, përcjell Gazeta Express.

‘‘Ju e dini qëndrimin tonë sa i përket Gjykatës Speciale, e cila është një gjykatë jo normale jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e secilës ishte UÇK, dhe në pafajësinë e katër krerëve të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e  Kuvendit, ia tërhoqi vërejtjen ia ndërpreu fjalën deputetit edhe për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri. Unë jam vetëm kryetar i VV’së, dhe kryeministër, nuk jam edhe kryetar i ndonjë farë komisioni disiplinor, aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër’’, ka thënë sot Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement