Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - Gazeta Express
string(62) "gjashte-raste-te-dhunes-ne-familje-brenda-24-oreve-ne-kosove-3"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 9:03

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 9:03

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 21.04.2026-20:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 21.04.2026-10:15. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 21.04.2026-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 21.04.2026. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Malishevë 21.04.2026-13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga dy të dyshuarat femra dhe një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Gjakovë 21.04.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në vazhdimësi dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj familjarëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement