A është kjo ofertë e re për opozitën, Kurti: Le të bëhen bashkë, ta propozojnë një kandidat jashtë skenës aktuale, ecim përpara - Gazeta Express
string(123) "a-eshte-kjo-oferte-e-re-per-opoziten-kurti-le-te-behen-bashke-ta-propozojne-nje-kandidat-jashte-skenes-aktuale-ecim-perpara"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 11:26

A është kjo ofertë e re për opozitën, Kurti: Le të bëhen bashkë, ta propozojnë një kandidat jashtë skenës aktuale, ecim përpara

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 11:26

Kryeministri Albin Kurti tha se partitë opozitare, PDK dhe LDK, nuk i kanë numrat për të propozuar një kandidat për Presidenti meqë duhen 30 nënshkrime në Kuvend për të ndërmarrë këtë hap.

Duke folur për gazetarë, Kurti tha se që këto parti mund të bëhen bashkë e të propozojnë një kandidat jashtë skenës politike, ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje tha se kandidat i saj mbetet Glauk Konjufca.

“Nëse do të bëheshin këto bashkë, do ta kishin një kandidat dhe t’i përdorin kriteret që i përdorin për neve. Një kandidat jashtë skenës politike aktuale dhe të ecim përpara. Më shumë se kaq s’mund të bëjmë. Ne duhet të qeverisim, rezultatin e zgjedhjeve nuk e ndryshojmë dot. Besoni që thellësisht po del që s’kanë problem me mua, por me popullin. Populli e ka votuar Vetëvendosjen 51.1%, këta kanë problem me popullin”.

Kurti akuzoi partitë opozitare për mungesë vullneti e refuzim të ofertave të tij për bashkëqevrisje e “rrokadë në Kryesi të Kuvendit”. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement