Associated Press raporton se dy zyrtarë rajonalë kanë thënë se SHBA-të dhe Irani kanë treguar se do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh për armëpushim në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve se “ndërmjetësuesit e udhëhequr nga Pakistani” morën konfirmim se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe kryetari i parlamentit të Iranit Mohammad Bagher Ghalibaf, do të mbërrijnë në Islamabad nesër në mëngjes për të udhëhequr ekipet e tyre në bisedime.
Transmetuesi shtetëror i Iranit më parë hodhi poshtë “thashethemet” rreth largimit ose mbërritjes (kohës) së delegacionit që po përhapeshin nga “burime ndërkombëtare dhe rajonale” të paidentifikuara.
Dje në mbrëmje, Ghalibaf tha në një postim në mediat sociale se vendi i tij nuk do të merrte pjesë në negociata ndërsa ishte nën kërcënim – dhe paralajmëroi se ata ishin “të përgatitur të zbulonin karta të reja në fushën e betejës”.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...