Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për Provimin e Jurisprudencës, duke kërkuar që procesi të mos politizohet dhe të ruhet standardi profesional.
Ngjarja ka ndodhur pasi debatet institucionale për organizimin dhe funksionimin e provimit kanë marrë vëmendje të shtuar ditëve të fundit.
Në reagimin e saj, OAK ka bërë të ditur se po i ndjek me shqetësim këto zhvillime, por pa u rreshtuar në asnjë anë të debatit.
Sipas Odës, Provimi i Jurisprudencës nuk është thjesht çështje e një institucioni apo një komisioni, por një hallkë e rëndësishme që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjithë sistemit të drejtësisë.
OAK ka bërë thirrje të qartë që kandidatët të mos bëhen viktimë e mosmarrëveshjeve institucionale dhe që standardet profesionale të mos ulen në asnjë rrethanë.
Po ashtu është theksuar se procesi i vlerësimit duhet të mbetet i lirë nga çdo ndërhyrje, ndërsa çdo vendimmarrje duhet të jetë transparente dhe në përputhje me kompetencat ligjore.
Oda ka paralajmëruar se çdo cenim i këtyre parimeve nuk dëmton vetëm një proces të caktuar, por godet besimin e qytetarëve në drejtësi dhe në vetë vlerat demokratike të shtetit.
Në fund, OAK u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me maturi dhe përgjegjësi, duke garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...