Në një intervistë për Veriu Info, Duriqi ka treguar se e gjithë historia nisi nga një kërkesë banale e Bllacës për rregullimin e “signature” në fund të e-mailave të tij.
Duriqi rrëfeu se në kohën kur Bllaca ishte në qendër të vëmendjes, ai komunikonte rregullisht me të përmes e-mailit. Gazetari kishte fituar besimin e tij, aq sa vizitonte shtëpinë e tij pa asnjë kontroll nga EULEX-i.
“Nazim Bllaca kishte qejf me komunikua me e-mail. Ai dërgojke statuse të veta e më pyetke ‘Shef, qysh po të duket?’. Unë ia kthejsha që mirë koka, se çdo status i tij u bëjke lajm atë vakt,” tregoi Duriqi.
Pika e kthesës erdhi kur Bllaca vuri re detajet teknike në e-mailat e gazetarit.
“Ai e sheh signaturën që çdo e-mail i imi e kishte automatikisht. Më tha: ‘A ma ndreq edhe mu qeta?’. I thashë po, nuk është problem.”
Duriqi shpjegoi se si e shfrytëzoi një të premte mbrëma për t’ia marrë kodin e qasjes pa pasur nevojë të shkonte fizikisht te shtëpia e tij.
“I thashë: ‘Sonte është e premte, nuk mund me ardhë, a po ma çon passwordin ta ndreqi?’. Ai më tha: ‘Po more shef, qe passwordi’. Seni i parë që kam bërë është se e kam ndalë telefonin dhe kam hyrë me ndryshuar e-mailin e tij,” tha gazetari.
Pasi siguroi qasjen, Duriqi vendosi një e-mail alternativ që t’i vinte fjalëkalimi i ri nëse Bllaca do ta ndryshonte atë, dhe nisi shkarkimin e të gjitha të dhënave.
“Kam filluar me downloadu komplet backup-in e e-mailit në kompjuter. Për 5-6 orë i kam selektuar e-mailat më të mirë që më janë dukur. Në fund, ia kam kthyer passwordin dhe ia kam ndrequr signaturën,” u shpreh ai.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...