"Ki rënie të prodhimit oj zojë", Ymeri e LDK-së replikon me Rizvanollin, akuzon VV-në për kapje e sabotim të sektorit energjetik - Gazeta Express
string(124) "ki-renie-te-prodhimit-oj-zoje-ymeri-e-ldk-se-replikon-me-rizvanollin-akuzon-vv-ne-per-kapje-e-sabotim-te-sektorit-energjetik"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 12:28

“Ki rënie të prodhimit oj zojë”, Ymeri e LDK-së replikon me Rizvanollin, akuzon VV-në për kapje e sabotim të sektorit energjetik

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 12:28

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka replikuar me ministren Artane Rizvanolli sa i përket çështjes së prodhimit të energjisë elektrike dhe infrastrukturës energjetike në vend.

Ymeri i ka thënë ministres që të konsultohet me raportet që publikohen nga vetë shteti dhe më pasë të dalë e të flasë në foltore.

“Është mirë me i pa pak do raporte, jo vetëm me nejt me disa këshilltar, është mirë me u konsultu me raportet që t’i i ki prej KEK-ut. Ki rënie të prodhimit oj zojë. Këqyri raportet mirë e del e fol”, ka thënë Ymeri.

Deputetja e LDK-së ka folur edhe për një tender që Qeveria ia ka dhënë një kompanie greke për t’u këshilluar sa i përket termocentralit A3.

Ajo ka akuzuar LVV-në se e kanë kapur sektorin e energjisë e madje edhe “e kanë sabotuar” që nga ardhja e tyre në pushtet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement