Haradinaj e godet Kurtin për sistemin energjetik: Askush s'mund të emërojë në KEK, vetëm Albini dhe Dejona vendosin - Gazeta Express
string(112) "haradinaj-e-godet-kurtin-per-sistemin-energjetik-askush-smund-te-emeroje-ne-kek-vetem-albini-dhe-dejona-vendosin"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 12:18

Haradinaj e godet Kurtin për sistemin energjetik: Askush s’mund të emërojë në KEK, vetëm Albini dhe Dejona vendosin

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 12:18

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, tha se anulimi i një termocentralit të ri “Kosova e Re” është dëmi më i madh që i është shkaktuar Kosovës paslufte.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti ia ka dorëzuar Serbisë pavarësinë e saj energjetike.

“S’ka goditje më të madhe. Anulimi i një termocentrali prej 500 megavatëve është jo vetëm dëm energjetik, por është dëm në siguri, në pavarësinë tonë politike, por edhe në çdo sferë. Shkaktari ose arkitekti kryesor i anulimit të këtij projekti 500 megavat me qymyr të Kosovës e me çmim 80 euro të megavatit është Albin Kurti dhe grupi rreth tij. Kosovën, Albin Kurti dhe grupi rreth tij, e ka lënë pa një termocentral të ri, e ka dorëzue pavarësinë energjetike të Kosovës, dihet mirëfilli ku. Ky është një fakt që askush në këtë sallë nuk mund t’i ikë dhe t’i bëjë bisht. Kjo është një e vërtetë që kurrë s’do të ndryshojë, dikush është kujdesur me vite të tëra mos me lënë Kosovën të prodhojë 500 megavat energji me qymyr të vetin”, tha Haradinaj në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet për rrymë dhe faturimin e saj.

“Serbia s’ka krijuar fitore më të madhe ndaj Kosovës pas 99-ës sesa këtë dështim të termocentralit të ri dhe pastaj dorëzimit të Kosovës te Serbia. Kjo është e vërtetë. Çdo anëtar të VV-së e lus, interesohuni për këtë a e kam për inati a e kam se duhet me thënë”, shtoi Haradinaj.

Ai tha se Kurti dhe njerëzit e tij nuk kanë marrë masa pas ardhjes së tyre për të prodhuar e krijuar burime të reja energjetike dhe tha se për këtë ekziston një arsye.

“A e dini pse? Se rreth tyre janë grumbulluar mafia energjetike e Ballkanit, të cilën e dominojnë serbët. Këtë e dinë mirë të gjithë në këtë sallë.  Dhe ata, bashkë me njerëz të afërm të Kurtit, lidhja e shkurtë e Kurtit, Dejona Mihali, krijojnë kompani çdo dy javë. I regjistrojnë në Shqipëri i bien në Kosovë, kompani fantazmë. Gjithë në këto kompani është një i afërt i Kurtit”.

Ai tha se “mafia energjetike është kujdesur që të mbyllë qarkun e tregtisë me energji janë kujdesur t’i kontrollojnë të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me energji”.

“Askush prej juve këtu [deputetë të VV] s’mund të emëroni dikë në KEK as ministra të VV’së. Vetëm Albin Kurti e Dejona vendos. Në ZRRE vetëm Albin Kurti e Dejona vendos e tani edhe në KOSTT, një nip i ministrit është kryeshef. Dhe me ligjin e ri po i propozohet Kosovës mos me i raportu KOSTT’i Parlamentit, por me i raportu qeverisë sepse po duan ta mbyllin qarkun e tregtisë së energjisë dhe me ia lënë të lira duart mafisë së energjisë me bë edhe më keq Kosovën”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement