Pas një muaji e gjysmë, dorëzohet në polici i dyshuari për tentimvrasje në Skenderaj - Gazeta Express
string(83) "pas-nje-muaji-e-gjysme-dorezohet-ne-polici-i-dyshuari-per-tentimvrasje-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 9:26

Pas një muaji e gjysmë, dorëzohet në polici i dyshuari për tentimvrasje në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 9:26

Një person është vetëdorëzuar në polici, pas një muaji e gjysmë që ndodhej në arrati në dyshimin se ka kryer veprën penale të tentimvrasjes.

Ky rast kishte ndodhur më 9 mars të këtij viti në Skenderaj, derisa ai është dorëzuar në organet e rendit më 20 prill.

Për këtë rast, ka njoftuar Policia e Kosovës, derisa i dyshuari e ka dorëzuar edhe një armë.

“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 09.03.2026-21:03. Me datë 20.03.2026 lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është vet-dorëzuar në polici dhe ka dorëzuar armën e cila dyshohet se është kryer vepra.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement