Mblidhen disa komisione parlamentare, disa projektligje në shqyrtim - Gazeta Express
string(66) "mblidhen-disa-komisione-parlamentare-disa-projektligje-ne-shqyrtim"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 7:59

Mblidhen disa komisione parlamentare, disa projektligje në shqyrtim

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 7:59

Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, më 21 prill 2026, mbledhjet e radhës, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe çështjesh të rëndësishme.

Duke filluar nga ora 09:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të shqyrtojë draft-planin e punës për sesionin pranveror 2026.

Në të njëjtën kohë, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të trajtojë një numër të madh raportesh me amendamente për projektligje të ndryshme, përfshirë ato për Shtetësinë e Kosovës, Shërbimet e Pagesave dhe Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, raporton RTKlive.

Ndërkaq, nga ora 10:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë disa projektligje, si ai për banim social dhe të përballueshëm, si dhe projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.

Edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në orën 10:30, do të zhvillojë diskutim me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, lidhur me arritjet dhe sfidat e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe zbatimin e rekomandimeve për organizatat buxhetore.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet edhe Komisioni për Integrime Evropiane, i cili në rend dite ka shqyrtimin e një sërë projektligjesh nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Komisioni për Buxhet, nga ora 13:00, do të shqyrtojë disa projektligje nga aspekti i ndikimit financiar, përfshirë ato për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe masat e përkohshme për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement