Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, finalisti Miri ka thyer heshtjen me një reagim publik që ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.
Në postimin e tij të parë në Instagram, ai ka zgjedhur të falënderojë të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë eksperiencës në shtëpi – nga fansat besnikë deri te njerëzit më të afërt.
“Ju falënderoj nga zemra, mbështetja juaj ka qenë forca ime më e madhe,” – shkruan ai në mesazhin e tij.

Artisti, i njohur edhe si pjesë e grupit West Side Family, e përmbyll reagimin me një ton të ndjerë dhe emocional:
“Ju mbaj në zemër dhe ju dua pafund.” /GazetaExpress/